Numri i rasteve të koronavirusit në Kinë arriti në 24.324, duke shënuar një kapërcim të frikshëm të numrit të të infektuarve. Brenda 24 orëve të fundit, u regjistruan 3,887 të infektuar të rinj, ndërsa numri i vdekjeve u shtua menjëherë me 67 të tilla duke e çuar në 492 bilancin e jetëve të humbura që nga fillimi i epidemisë.

Të gjitha vdekjet e fundit, u shënuan në Wuhan. Ndërkohë, gati 900 pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga spitalet. Tashmë, shumë vende europiane i kanë kërkuar shtetasve të tyre të kthehen në atdhe. Virusi deri tani është shfaqur në 25 shtete të botës.

Në Japoni, të paktën 10 pasagjerë të anijes turistike të vendosur në karantinë, rezultuan pozitivë ndaj testeve. Në bord kishte 3.711 persona. Pavarësisht gjendjes së rënduar megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet e bindur në efikasitetin e masave të marra për frenimin e shpërthimit epidemik. ? 99 % e rasteve janë në Kinë; jashtë kufijve të saj kemi vetëm 176 të prekur?, deklaroi numri një i OBSH-së , Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai shtoi se një gjë e tillë nuk tregon se situata nuk do të përkeqësohet, por shtoi se kjo duhet parë më shumë si një dritare mundësish për të vepruar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CoronaVirus#China#TopChannel