Surprise Me!

Wake Up/ Atleti Izmir Smajlaj: Rivalët e mi janë atletët grekë dhe serbë

2020-02-05 0 Dailymotion

Duket se për të ka nisur mbarë viti 2020, duke lënë pas njëherë e mirë dëmtimet e vitit të shkuar. Atleti, Izmir Smajlaj i është rikthyer rezultateve të mira në garën e kërcimit së gjati. Ai u rendit i pari në mitingun e Bratislavës në Sllovaki, një aktivitet në salla të mbyllura i mbajtur në fund të muajit janar. Smajlaj ka kërcyer 7 metra e 90 centimetra, duke zënë vendin e parë dhe duke thyer kështu rekordin personal. I mëparshmi ishte 7.77 metra, të cilin e kishte vendosur rreth një vit më parë në Ankona. Përveç vendit të parë në garë, Smajlaj u zgjodh edhe sportisti më i mirë i aktivitetit.. Kujtojmë se paraqitjen më të mirë në salla të mbyllura Smajlaj e ka pasur 3 vite më parë në Beograd, ku u shpall kampion i Evropës në salla të mbyllura, pasi kërceu 8 metra e 8 centimetra.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon