Surprise Me!

Reshjet e bores mbulojne zonat malore

2020-02-05 0 Dailymotion

Kjo e mërkurë ka rikthyer temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kryesisht në rajonet e juglindjes dhe verilindjes.

Dy qarqet më të prekura janë Korça dhe Dibra. Në Qafën e Qarrit trashësia e borës ka arritur në 20 cm duke krijuar vështirësi për lëvizjen.

Problematika shfaq edhe rruga drejt Dardhës ku bora i ka kaluar 25 cm, dukë bërë që qarkullimi të bëhet vetëm me zinxhirë.

Intensitet më të lartë reshjet kanë patur në zonat e thella malore, ku një pjesë e rrugëve dytësore janë të bllokuara.

Moti i keq ka lënë pa energji disa fshatra të njësisë administrative Çërravë në Pogradec, po ashtu Vithkuq dhe disa fshatra në fushën e Korçës.

E njëjta situatë edhe për Dibrën dhe Bulqizën ku trashësia e dëborës arrin në 20 cm në qytet dhe në mbi 45 cm në zonat e thella.

Borëpastrueset kanë ndihmuar për të bërë të kalueshme rrugët nacionale Peshkopi-Tiranë dhe Peshkopi-Kukës.

Vetëm në disa segmente në Kalanë e Dodës duhet të përdoren zinxhirët.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon