Surprise Me!

Fituesi në Atak Show në Report Tv merr çelësat e makinës 20 mijë euro

2020-02-05 1 Dailymotion

Fituesi i makinës Suzuki Vitara me vlerë 20 mijë euro Ergys Shaba mbrëmjen e djeshme në emisionin Atak Show në Report tv mori çelësat e makinës. Ai tha se është një ndjekës i rregullt i emisionit dhe luante gjithmonë me nr. 1 deri ditën që fitoi çmimin më të madh të emisionit.<br /><br />"Ne jemi një grup shokësh në Tiranë dhe gjithë kohës luajmë me numrin një dhe rezultoi fitues. Besoja që do të fitoja dhe fitova. Faleminderit!" tha ai.Kjo ishte hera e parë në dy sezone të emisionit Atak Show që një telefonues ka arritur të zbërthejë shumën 5-shifrore në një nga lojërat e shumta që Atak Show. Ai ka gjetur numrin 17941, pas së cilës fshihej makina. Fillimisht ishin zbuluar tre shifrat e para, e katërta ishte një bonus nga autorët e këtij programi dhe shifra e fundit iu la telefonuesve.

Buy Now on CodeCanyon