Surprise Me!

Në ditën e parë të punës/ Osmani heq fotografinë e Thaçit!

2020-02-05 1 Dailymotion

Kryetarja e re e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk vonoi ta tregonte mendimin për presidentin aktual. Express raporton se që në ditën e parë të punës, ajo hoqi nga zyra e vet fotografinë e kreut të shtetit, Hashim Thaçi, dhe në vendin e saj, vendosi fotografinë e atij që konsiderohet si presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kjo gjë u pa qartë edhe në vizitën e parë që Osmani pati në zyrë, tashmë si kryeparlamentare, e që ishte ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Vetë deputetja e LDK-se, e cila e mori detyrën dje, deklaroi në angazhimin e saj prej dy dekadash në politikë ka pasur vetëm një referencë, ish-presidentin Rugova.

? Gjatë kohës time në politike, një gjëje nuk i jam ndarë asnjëherë: respektimit të vullnetit tuaj. Dhe gjatë gjithë jetës sime politike kanë pasur një referencë të vetme: Dr. Ibrahim Rugova. Asnjëherë, pavarësisht pengesave të hashura gjatë rrugës, nuk kam reshtur së punuari që vullneti i qytetarëve të Republikës sonë të vihet në jetë?, ka thënë Osmani.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VjosaOsmani#HashimThaci#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon