E mërkura shënoi ulje me disa gradë të temperaturave në të gjithë vendin, por kjo nuk ka penguar një vlonjat që të sfidojë të ftohtin për t'u larë në det.<br /><br />Arben Abazaj ka hyrë në mes të detit të trazuar duke sfiduar jo vetë temperaturat e ulëta por dhe dallgët e larta dhe 'egërsinë' e detit. Ka qenë vetë Abazaj që ka publikuar videon në rrjetet socile, duke treguar se trimëria e vlonjatëve shfaqet dhe në kushte ekstreme të motit.
