Sekretari amerikan i Shtetit Majk Pompeo priti të mërkurën në Departamentin e Shtetit Kryeministrin Edi Rama. Sipas zëdhënëses Morgan Ortagus, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Rama diskutuan mbi përparësitë e përbashkëta gjatë kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

Sekretari Pompeo theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t?u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe përpjekjeve të tanishme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Sekretari Pompeo gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për kontributin në aleancën e NATO-s, për kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit dhe për rolin udhëheqës në rajon në mbrojtje të rrjeteve të komunikimit 5G. Pompeo vlerësoi rolin e Shqipërisë për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SekretariPompeo#EdiRama#TopChannel