Vendosja e emrit fëmijës së sapo lindur është gjithmonë përgjegjësi. Ndonëse vite më parë në Shqipëri u përdorën në mënyrë masive emrat e huaj vitet e fundit duket se ka filluar një kapitull i ri. Çfarë do thoni ju? Trendi i fundit është?një fjalë shqip për emrin e fëmijës. Personazhet e njohur publik kanë zgjedhur që fëmijët e tyre t?i quajnë me fjalë madje edhe folje në gjuhën shqipe.
Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj zgjodhën fjalën Ajka, për emrin e vajzës së tyre.
Këngëtari Gjiko dhe prezantuesja Elita Rudi, kur deklaruan se djalin e tyre e quajtën Zëri, shumë mbetën të habitur, por sa bukur tingëllonte ajo fjalë si emër. Aktori i ?Portokalli?, Florjan Binaj e ka quajtur vajzën e tij Krena. Këngëtari Besnik Qaka, Una dhe blogerja Estela Ujka për vajzën e tretë zgjodhi emrin Damar.
Moderatorët Alban Dudushi dhe Bieta Sulo zgjodhën për djalin e tyre një emër aspak të zakontë, por shumë origjinal, e quajtën KroiArt, aktori i humorit Erion Isaj e thërret vajzën e tij Ajri dhe çifti i aktorëve Genc Fuga dhe Eni Jani i kanë quajtur vajzat Stina dhe Ajri, ndërsa politikania Elisa Spiropali fëmijët e saj i ka quajtur Nalta dhe Kren. E në fund këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani zgjodhën një nga foljet më të bukura të gjuhës shqipe për djalin e tyre. Ata e quajtën Duam.
Ndoshta pa e kuptuar, por këto personazhe publik thyejnë çdo barrierë përsa i përket emrave, duke krijuar një traditë të re në të ardhmen; Çdo fjalë, mjafton të jetë shqip dhe bëhet emri më i bukur dhe unik për fëmijën tuaj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel