Surprise Me!

SHBA/ Meta fton në Shqipëri Kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare Ron Johnson

2020-02-06 1 Dailymotion

Teksa ndodhet në Shtete e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i vendit Ilir Meta është pritur ditën e sotme nga Senatori Republikan Ron Johnson, Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën-Komisionit për Europën.

Gjatë takimit, Presidenti Meta theksoi se ?SHBA janë partneri strategjik, i pazëvendësueshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor?.

Gjatë bisedave të dy politikanëve, është diskutuar edhe për çështjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ku Presidenti Meta u shpreh se ?marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të prodhojë paqe, stabilitet dhe siguri afatgjatë në rajon duke pasur SHBA-në dhe BE-në si garantues?.

Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi se ?Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë?.

Presidenti Meta kërkoi mbështetjen e Senatorit Johnson për marrëveshjen e heqjes të taksimit të dyfishtë midis Shqipërisë dhe SHBA, që do të sillte lehtësira në fushën e tregtisë dhe investimeve.

Nga ana e Tij, Senatori Johnson shprehu angazhimin për të kontribuar në rritjen e vëmendjes në Senatin e SHBA për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona.

Kreu i Shtetit e ftoi Senatorin Johnson për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u mirëprit me kënaqësi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Meta#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon