Tre ditë më parë, ndjekja e një personi me precedentë penalë që nga Korça e deri në Elbasan përfundoi me një aksident të trefishtë në hyrje të Elbasanit ku mbetën të plagosur 5 persona, mes tyre edhe një punonjës policie.

Aldiron Shehu 27 vjeç nga Gjirokastra dukej se ishte i njohur për policinë e shtetit. Ai lëvizte me një mjet tip pasat me targa greke të falsifikuara, me të cili kaloi disa postblloqe policie nga Korça deri me Elbasan duke mos ju bindur policisë. I riu akuzohet për vrasje të punonjësit te policisë mbetur ne tentative dhe mosbindje të urdhrit të policisë.

Në seancën gjyqësore të mbajtur ditën e sotme për dhënien e masës së sigurisë u vendos që Shehu të lihet në arrest me burg. Në sallë nuk pati asnjë familjar të 27-vjecarit nga Gjirokastra.

Gjatë prezantimit të ngjarjes, prokurori Ridvan Sukaj nxori bllof policinë e Elbasanit, ku sipas tij kjo e fundit qëlloi në ajër për të ndaluar drejtuesin e mjetit, pasi ky i fundit plagosi punonjësin e policisë. Ju kujtojmë se me të ndodhur ngjarja, Top Channel deklaroi se në vendngjarje pati të shtëna nga ana e policisë si një mënyrë për të frenuar 27-vjeçarin, por në njoftimin zyrtar të policisë së Elbasanit theksohej se nuk kish? pasur të shtëna.

Ende nuk dihet pse policia mohoi të shtënat me armë në momentin që këto të fundit u kryen në kushtet e ligjshmërisë.

?Jemi në rrethanat e aksidentit dhe jo të vrasjes. Bëhet fjalë për aksident me pasojë plagosjen e punonjësit të policisë. Të hapet procedurë penale edhe ndaj policisë për mënyrën e veprimit, vendin e ngritur të postbllokut?, deklaroi mbrojtja.

Njoftim i policisë:

Arrest me burg për 27-vjeçarin që i b?ri ?zbor? policisë dhe që aksidentoi një efektiv të Repartit Shqipoja??Prokurori Ritvan Sukaj ka kërkuar caktimin e masës ,arrest me burg pa afat .Të njënjtën masë ka lënë në fuqi edhe gjykatësi Tomorr Kullolli.Ndaj 27 vjeçarit Aldorin Shehu janë ngritur disa akuza,vrasje e mbetur në tentativë e punonjësit të policisë ,mosbindje ndaj urdhërit të policisë,shkelje e rregullave të qarkullimit dhe përfshirje në aksident me pasojë plagosjen e disa shtetasve,

Kështu u konfirmua në mbyllje të seancës se vlerësimit të arrestit dhe caktimit të masës se sigurisë p?r shtetasin Aldorin Shehu i cili në datë 04.02.2020, rreth orës 09:00 të kësaj dite ndërsa qarkullonte me automjetin tip Pasat i zi me targa Greke IEH 3922, i cili pasi nuk u kishte ndaluar shërbimeve të policisë Korçë dhe Pogradec duke u larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.Ky shtetas sapo ka parë policinë në hyrje të Librazhdit ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë sipas procedurës për pikë kontrolli dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet policisë në Elbasan.

Focat Shqiponja , ato të Patrullave të Përgjithshme ...