Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.<br /><br />Burime për Report Tv bëjnë me dije se në aksidentin e parë janë përfshirë një motor dhe një makinë tip 'Jeep'. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit.<br /><br />Ndërkohë në aksidentin e dytë të ndodhur në autostradë janë përfshirë tre automjete fatmirësisht pa viktima.
