Këtë të shtunë kreu i Partisë Demokratike, Lulizm Basha ka zgjedhur që ta kalojë në Tiranë dhe përveç kësaj në një vend ku dikur nuk kishte shumë simpati për të. <br /><br />Basha është parë pikërisht në sheshin "Skënderbej" teksa shijon diellin që ishte sot mbi Tiranë. Kujtojmë që kryeopozitari kohë më parë kur punohej për transformimin e sheshi nga Bashkia e Tiranës, ishte kundër projektit. Ndonëse kanë qenë të shumta akuzat, por edhe tentativat për të penguar projektin, kreu i PD duket se i ka shijuar një kafe pranë këtij sheshi që më parë shërbente si një rrethrrotullim makinash . <br /><br />Shpesh herë Partia Demokratike e ka cilësuar një investim të pavlerë projektin e nisur nga Bashkia e Tiranës në sheshin ?Skënderbej?, ku akuzonin Veliaj se po betonizonte vendin.
