Shpopullimi i vendit është një fenomen që nuk po ndalet. Madje vitet e fundit kjo plagë po thellohet. Mosha mesatare e popullsisë për vitin e kaluar është 37 vjeç. Për sociologët, kjo vjen për disa arsye. Ndryshimi i konceptit për familjen, por edhe emigrimi i popullsisë më aktive.<br /><br />Sipas sociologut Gëzim Tushi, këto vakume demografike, por edhe vakume të tregut të punës nuk do të mbeten të lira. Duke bërë që shtetet të kenë disa kombësi. <br />Një fenomen në rritje vitet e fundit është edhe heqja dorë nga shtetësia shqiptare. Gjatë vitit 2019, numri i atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia është rritur me 16%. Pasi në total janë 738 persona që kanë lënë shtetësinë shqiptare, në krahasim me 640 në 2018. Ndërkohë që po aq i lartë është edhe numri i atyre që kanë marrin shtetësinë shqiptare. Vetëm për vitin që lamë pas, janë 727 persona që janë bërë shtetas shqiptarë. Ai apelon që të merren masa, pasi një popullsi e plakur jo vetëm që nuk sjell zhvillim ekonomik për vendin, por kërkon më shumë përkujdesje. Ndaj shteti duhet ta shikojë me prioritet këtë fenomen.<br />Klan Plus