Surprise Me!

Report TV -Berat/ Vijon aksioni, policia pika kontrolli në të gjithë qytetin

2020-02-08 0 Dailymotion

Në qytetin e Beratit edhe mbrëmjen e sotme ka patur forca të shumta policie të cilët kanë bërë kontrolle të rrepta për të kapur persona të shpallur në kërkim apo makina të blinduara pa dokumentacion.

Postblloqet policore janë ngritur paralelisht me Beratin edhe në të katër bashkitë e tjera të qarkut. Në qendër të Beratit, por edhe në të gjitha pikat hyrëse e dalëse të tij janë vendosur që prej pasdites së të enjtes postblloqe me forca të shumta policore.

Në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin atomjetetet, nëpërmjet identitetit të tyre, për të verifikuar nëse janë apo jo persona në kërkim policor në Berat a në qytete të tjera.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se,vetëm në dy ditët e para të këtij aksioni janë kontrolluar rreth 100 automjete dhe janë vendosur 80 masa administrative për ata drejtues mjetesh që kanë rezultuar me mangësi në dokumentacion dhe me shkelje.

Po kështu,gjatë këtij aksioni, policia ka ushtruar kontroll fizik për armë, drogë e sende të tjera të kundraligjshme mbi 145 shtetas që kanë kaluar me automjete në postblloqet e ngritura.

Të njëjtat burime konfirmojnë se postblloqet policore do të vijojnë të qëndrojnë disa ditë me radhë në rrugët e qarkut të Beratit.

Buy Now on CodeCanyon