Shkodra është qyteti i radhës i përfshirë në aksionin e policisë dhe FNSH-së për kontrollet e mjeteve, të cilat dyshohen se janë të vjedhura apo me probleme në dokumentacion, me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Gjatë ditës së shtunë, policia bllokoi 3 mjete, të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës.<br /><br />Nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes forcat e policisë së Shkodrës se bashku me efektiv të FNSH kanë patrulluar në pika të ndryshme të qytetit.<br /><br />Gjate paradites FNSH dhe policia, të kamufluar me maska dhe të armatosur, kanë patrulluar në rrugën Shkodër-Hani i Hotit dhe në hyrje të qytetit, ku janë bllokuar dhe 3 mjetet. Ato kanë kryer kontrolle në çdo mjet të dyshuar, ndërsa burimet konfirmojnë se këto kontrolle do të vijojnë të zhvillohen dhe në ditët në vijim.