Surprise Me!

Report TV - Përplasja me armë zjarri në Shkodër, të arrestuarit dalin pa gjykatës

2020-02-09 1 Dailymotion

SHKODER- Ditën e sotme jepet masa e sigurisë për katër personat e arrestuar për plagosjen e ndodhur pak ditë më parë në qendër të Shkodrës ku u tentua të vritej me pistoletë Mirsad Meta,tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës. Para trupit gjykues pritet të dalin Ension Buraku, Argjend Rexha, Riad Gjeladini dhe Liridon Lushi.<br /><br />Ension Buraku, njeriu që së bashku me tre persona të tjerë Argjend Rexha nga Durrësi, Riad Xheladini nga Shkupi dhe Liridon Lusha nga Shkodra, kishin planifikuar ekzekutimin e Mirsad Meta. Motivi i kësaj tentative vrasje, sipas dyshimeve të policisë dhe prokurorisë ka qenë prishja e marrëveshjeve për drogën në Gjermani mes Mirsad Meta dhe Ension Buraku. Por situata mes tyre është agravuar akoma dhe më tepër, kur në 26 janar 2020 në banesën e Ornela Buraka, efektive policie në Durrës dhe motra e Ension Buraka, ka shpërthyer një sasi tritoli, duke sjellë vetëm dëme materiale.Sipas dosjes hetimore, Buraku ka qëlluar plot 6 herë në drejtim të Mirsad Meta,teksa ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinën e tij në pedonale. Asnjë nga plumbat nuk e ka prekur objektivin e këtij atentati, ndërkohë është plagosur rastësisht një 33- vjeçare me emrin Liljana Jerevija nga fshati Golem i Shkodrës.

Buy Now on CodeCanyon