SHKODER- Besnik Idrizi 42-vjeç ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Shtoj në Shkodër pas një konflikti të çastit. Mësohet se 42-vjeçari Idrizi menjëherë është dërguar në spital ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.<br /><br />Ndëkohë ende nuk është identifikuar autori që ka shkaktuar plagosjen, si dhe nuk bëhen të ditura motivet që kanë sjellë konfliktin mes tyre.