Të premten Tirana mori fitoren e shtatë radhazi në kampionat në një sfidë emblematike siç është derbi i Shqipërisë kundër Vllaznisë. Aktualisht bardheblutë janë një pikë pas Kukësit kryesues, por pyetur për arsyen e kësaj ecuria më shumë se pozitive analisti Fatmir Mneri shprehet:<br /><br />?Ndoshta është një lloj qetësia që ka gjetur skuadra me Egbo-n. Une nuk I besoj shumë deklarimeve të tij që janë punë të zotit, sepse janë punët e njerze që janë në fushën e lojës dhe atyre që drejtojnë. Mund të themi pa frikë se është momenti i Tiranës tani.?
