Surprise Me!

Report TV -Zhdukja e qenve të rrugës, protestë para bashkisë së Tiranës: Nuk është zgjidhje vrasja

2020-02-10 1 Dailymotion

Qytetarë e aktivistë në mbrotjen e kafshëve të rrugës kanë protestuar për herë të gjashtë, këtë të dielë përpara Bashkisë së Tiranës.

Me pankarta në duar e të shoqëruar nga qentë e tyre, këta qytetarë akuzuan kryetarin e bashkisë Erion Veliaj për zhdukjen e qenve të rrugës.Në Tiranë tashmë nuk ka asnjë kafshë, merren për t'u trajtuar kur nuk janë të sëmura dhe më pas nuk shikohen më.

Hajde të bëjmë diçka siç ka bërë gjithë Europa, nuk është zgjidhja vrasja, është sterilizimi.

Tirana ka me bollëk ushqim, pasi restorantet u hedhin të gjthë qenve.

Më parë mund të kenë qenë 11 mijë qen kurse tani duken vetëm 500. Duhet të gjendet një zgjidhje!

Të shkojmë t'i trajtojmë, t'i ndjekim që ata të mos kenë më probleme sepse një qen i trajtuar dhe i ushqyer nuk përbën rrezik", është shprehur një nga protestuesit e ditës së sotme.

Sipas tyre vetëm për vitin 2019 ka 944 raste të zhdukura të qënve.

Ashtu si dhe në protestat e mëparshme, kërkesë kryesore mbetet hapja e strehave për qentë.

Buy Now on CodeCanyon