Në skenën e pallatit të kulturës në Lezhë ?Dede Ndue Lazri? aktorja e mirënjohur shkodrane Drane Xhaj solli monodramen ?vajza me kukull?

Kjo monodrame na solli një temë domethënëse që i shkon mjaft përshtat realitetit të ditëve të sotme. Përjetime tragjike në jetën e një vajze, që në adoleshencë përjeton ndarjen e prindërve, martesën e nënës, zhdukjen e babait dhe prezencën e njerkut në shtëpi, i cili më vonë do të ishte edhe shkatërruesi i jetës së saj.

Ajo qe u vu re gjatë shfaqjes se kësaj monodrame në Lezhë ishin karriget bosh gjë e cila nxori në pah se arti në Lezhë po zbehet kjo ndoshta edhe për shkak të kushteve te vështira në të cilat ndodhet pallati i kulturës ne Lezhë.

Shfaqjet që vihen ne skenën e pallatit te kulturës ne Lezhë janë te pakta edhe pse ky është i vetmi institucion ku artdashësit lezhjane mund të ndjekin të tilla shfaqje.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DraneXhaj#Theater#TopChannel