#rtvora #oranews

Nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima janë prekur 202 291 persona me një dëm që sipas qeverisë shqiptare shkon deri në 985 milion euro.

Madje si pasojë e situatë së krijuar, 17 mijë qytetarë u zhvendosën nga vendbanimi i tyre.

Në raportin përfundimtar i cili do të paraqitet më 17 shkurt në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, në sektorin e ndërtimit është shkaktuar një dëm prej 700 milion eurosh, në sektorin e prodhimit 150 milion euro dhe 72 milion euro në arsim.

11 Bashki shpallën gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ku më të dëmtuarat ishin Tirana dhe Durrësi me një total prej 62% dhe me vlerë 613 milion euro.

Kjo fatkeqësi dëmtoi 95 mijë banesa dhe 321 institucione arsimore.

Për rimëkëmbjen në të gjithë sektorët qeveria shqiptare do të kërkojë mbështetje me 1 miliard e 73 milion euro.

Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi edhe ekonominë e vendit e cila ra me 0.5 % në 2019.

Qeveria gjithashtu është e detyruar të rishikojë pritshmërinë për 2020, duke ulur ritmin e rritjes ekonomike nga 3.5% në 3.2.

Ekspertët shprehen se rritja ekonomike do të rinisë me procesin e rindërtimit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/202-mije-persona-te-demtuar-nga-termeti-14-mije-u-zhvendosen-nga-vendbanimi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp