Surprise Me!

Gjuta kapet me pistoletë me fishekë në gojë, i maskuar me kapele pranë selisë së PS

2020-02-10 0 Dailymotion

TIRANË - Vetëm 10 minuta para se të niste mbledhja e kryesisë së PS, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, efektivë të Gardës e të policisë, arrestojnë jashtë selisë së PS Vladimir Gjutën me një pistoletë me fishekë në gojë, një dorezë metalike dhe mbi 100 mijë euro me vete në një çantë firmato "Gucci".<br /><br />Në një kohë kur në selinë e Partinë Socialiste ndodhej kryeministri Edi Rama dhe eksponentë socialistë, 10 minuta para nisjes së mbledhjes së kryesisë, efektivët e Gardës në shërbim pranë selisë rozë për ruajtjen e zyrtarëve, kanë pikasur një person të dyshimtë me xhup, kapele Louis Vuitton dhe një çantë në brez, në trotuarin pranë selisë, përballë një exchange në zonën e "Dollarit". Menjëherë kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave "Shqiponja" dhe të efektivëve të komisariatit numër tre. Oficerë të Gardës, të cilët kanë detyrë të monitorojnë perimetrin e sigurisë rreth selisë së PS-së, dhe dy të Shqiponjave kanë ndërhyrë duke ndaluar të dyshuarin, i cili rezultoi të ishte Vladimir Gjuta, i liruar nga paraburgimi disa ditë më parë. Gjuta kishte në çantë një pistoletë e cila ishte me plumb në gojë, që do të thotë gati për të qëlluar. Atij i janë gjetur me vete në një çantë me mbishkrimin Gucci edhe një vlerë e konsiderueshme parash, mbi 100 mijë euro si dhe një dorezë metalike. Pas ndalimit ai është shoqëruar në polici, nga ku mësohet të ketë deklaruar se pistoletën (me 23 fishekë) e kishte me vete për vetëmbrojtje, pasi do të këmbente një sasi të madhe parash.A është ky një atentat i mbetur në tentativë ndaj eksponentëve të Partisë Socialiste, apo është një person i arrestuar vetëm për armëmbajtje pa leje, këto dyshime pritet t'i shuajnë hetimet e nisura.<br /><br />Pas arrestimit të Gjutës, efektivët e Gardës dhe Departamenti i Sigurisë për funksionarët e lartë, kanë rritur sigurinë. Kështu, kryeministri Edi Rama, i cili mbërriti pak para orës 09:00 në selinë e PS-së me makinën tip Benz që udhëton në kryeqytet, në përfundim të mbledhjes, rreth orës 09:30 ka dalë nën shoqërinë e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi. Por efektivët e gardës i kërkuan të kalojë tek "Lincoln", një automjet i blinduar, të cilin kreu i qeverisë zakonisht e përdor për udhëtime të gjata jashtë Tiranës, për shkak të sigurisë më të lartë që ka.

Buy Now on CodeCanyon