I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se Rusia dëshiron që ky rajon të jetë ?i përçarë, kundër vetes dhe me një element kaosi në të?.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Sofje, Palmer tha se SHBA-ja është e shqetësuar për qëllimet dhe aktivitetet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

?Nëse i identifikoj disa, do të veçoja përpjekjet e Rusisë për të zvogëluar mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës midis Shkupit dhe Athinës. Ato janë shembull i aktivitetit malinj të shtetit rus?, tha Palmer.

Sipas tij, rusët duan që Ballkani Perëndimor të jetë një zonë, ku ata ?mund të çojnë poshtë-lart nivelin e tensioneve?.

Me Marrëveshjen e Prespës, Shkupi është dakorduar për ndryshimin emrit të shtetit ? nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut ? gjë që i ka hapur rrugë përparimit të tij në rrugën e integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, vitin e kaluar, Këshilli Evropian ka dështuar t?i ndajë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë datën e negociatave për anëtarësim në BE.

Por, Palmer, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se shpreson shumë që për këtë çështje të vendoset në muajin mars dhe që përgjigjja të jetë ?po?.

?Ne mendojmë se të dyja vendet kualifikohen me meritë. Mendojmë se është një sinjal i rëndësishëm që duhet t?i dërgohet rajonit. Mendojmë se është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë rrugë të qartë evropiane dhe perspektivë evropiane?, tha Palmer.

Ai tha se SHBA-ja ka një vizion për Ballkanin Perëndimor dhe se ai është një vizion pozitiv.

?Një vizion për një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët, i qëndrueshëm, i begattë dhe i integruar në familjen evropiane të kombeve. Ky nuk është vizioni i Rusisë?, tha Palmer.

Rusia është fajësuar edhe për mbështetjen e një përpjekjeje për grushtshtet në Mal të Zi në vitin 2016.

Rusia mbështet ushtarakisht Serbinë dhe ka lidhje të ngushta me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar Departamenti amerikan i Mbrojtjes në një raport të parë nga Radio Evropa e Lirë në nëntor të vitit të kaluar.

Palmer është emëruar i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor në gusht të vitit të kaluar.

Pak muaj më vonë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka realizuar disa vizita në Kosovë dhe Serbi, në përpjekje për t?i shtyrë palët drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Kontingjenti i fundit i mjeteve ushtarake, 10 autoblinda të tipit BRDM -2, të cilat Rusia ia dhuroi Serbisë.

Palmer, në një intervistë për një televizion të Serbisë në muajin dhjetor, ka thënë se SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohje të ndërsjellë.

Prishtina dhe Beogradi ?duhet të ulen në tryezë, të arrijnë marrëveshje dhe bashkë të përcaktojnë rrugën kah e ardhmja evropiane?...