Policia e Shtetit ka publikuar emrat e tre personave të radhës që janë objekt i punës së njësisë së Kërkimit, të tre të dënuar me burgim të përjetshëm dhe ende të paarrestuar.

Ata janë, i dënuari me burg përjetë Barjam Boci, Alban Baftjari dhe Jashar Begani (Begami).

Në datën 24 qershor 2015, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, gjatë një operacioni policor është vrarë me armë zjarri punonjësi i Policisë së Shtetit Ibrahim Basha si dhe janë plagosur punonjësit J. I. dhe P. H.

Barjam Boci ka qenë pjesë e grupit që ka qëlluar në drejtim të Policisë. Barjam Boci është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale ?Vrasja me dashje në rrethana cilësuese? dhe ?Grup i strukturuar kriminal?.