Shqipëria është e njohur për problemet me furrat e gëlqeres, guroret apo prerjen e pyjeve. Lufta ndaj krimeve mejdisore është rritur thonë autoritetet, ndërkohë që drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu deklaron se duhet shtuar masat parandaluese dhe hetimi i këtyre krimeve.

?Policisë i lind detyra të shtojë masat për parandalimin dhe hetimin e krimeve mjedisore. Janë të shumta krimet mjedisore për të cilat nevojitet një qasje e re. Kjo qasje lidhet sa me përmirësimet ligjore që trajtojnë veprat penale që lidhen me cenimin e mjedisit, aq edhe me funksionet dhe strukturat e agjencive ligjzbatuese, të cilat duhet të parandalojnë e të frenojnë këto akte kriminale ndaj mjedisit. Që të arrihet suksesi në punën e të gjitha agjencive ligjzbatuese, por edhe në sferën e ligjëbërjes, nevojitet trajtimi sa më i saktë dhe sa më informues i problematikave mjedisore. Kontributi më i mirë në këtë drejtim, padyshim që vjen përmes arsimit dhe kërkimit shkencor?, tha Veliu.

Shqetësimet për krimet mjedisore dhe sigurinë mjedisore në tërësi janë sot shqetësimet më të mprehta në shkallë globale. Ministri i Mjedisit Blendi Klosi thotë se s?duhet toleruar askush.

Në tirane u zhvillua konferenca shkencore mbi krimet mjedisore e organizuar nga akademia e policisë. Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit për luftën ndaj krimeve mjedisore.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Mjedisi#TopChannel