Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci në një lidhje me 'Skype' nga Kosova për emisionin Repolitix në Report Tv u shpreh se qeveria e re e drejtuar nga Albin Kurti do ta heqë taksën për Serbinë, por më parë do të vendosë reciprocitetin. Por cfarë do të thotë kjo? Bajqinovci e shpjegoi në emisionin Repolitix.<br /><br />"U pa se kishte tension nga Rama, por besoj se do të kaloj dhe këto 70 marrëveshje të mos mbesin jo vetëm në letër, por të zbatohen dhe të kemi një makro-shengen, të largojmë barrierat. Janë dy sfida që e presin Kosovën, politika e jashtme dhe dialogu me Serbinë. Sfidë kryesore ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
