Surprise Me!

Pyetja e Mira Kazhanit qe “ngacmoi” Baton Haxhiun

2020-02-11 1 Dailymotion

Analisti Baton Haxhiu ka thënë në emisionin ?Opinion? në Tv Klan se do të vijë një ditë kur ministrat shqiptarë do të jenë personazhe nga showbizi.

Në një lidhje direkte nga Kosova, Baton Haxhiu u pyet nga gazetarja Mira Kazhani nëse do të propozojë ndonjë emër nga kjo fushë, sikurse tha gazetarja, sugjerimet e të cilit merren parasysh nga Kryeministri.

Një fakt të tillë, ai e konsideroi ?fake news?, njësoj si votat false për ministrat në sondazhin e Opinion, që u tentua të manipulohej.

Blendi Fevziu: Po që ministrat marrin vota fake Baton, apo kjo s?quhet?

Baton Haxhiu: Megjithatë, kjo është kulturë që e kemi krijuar nga mediat për të shndërruar një traditë të fake edhe në shikueshmëri, edhe në qasje, edhe blerje të klikime, prandaj kjo është kulturë e showbizit e cila po na hyn në politikë.

Blendi Fevziu: Baton, nuk po pyesim për Elvana Gjatën dhe Arilenën, po pyesim për ministra.

Baton Haxhiu: Edhe pak kohë do të na duhet Fevzo, dhe ministrat do t?i kemi të gjithë nga showbizi, për arsye se ata janë atraktivë.

Mira Kazhani: Nga ty varet Baton një pjesë e mirë, kështu që po propozove ti ndonjë emër të mirë nga showbizi nga Kosova, e bën direkt Kryeministri. Kështu të ka dalë nami të paktën.

Baton Haxhiu: Ja ky është një fake news po ashtu si ato klikimet false të ministrave.

Buy Now on CodeCanyon