Surprise Me!

Si vjedh kabllori i Çorovodës/ Menaxheri mohon, klientët e mashtruar tregojnë të vërtetën

2020-02-12 9 Dailymotion

Të gjithë piratët televiziv pothuajse piratojnë të njëjtat kanale, ata marrin ato kanale të platformës DigitAlb që mbajnë më shumë të mbërthyer teleshikuesin. Edhe Kabllori i Çorovodës, pra në Skrapar vjedh sinjalin e ekranit më të madh të shqiptarëve siç është Top Channel dhe Top News. Ne u munduam të kontaktojmë më pronaren e këtij kabllori, por në telefonin e Manushaqe Dervishit na doli menaxheri i Kabllorit të Çorovodës.

GAZETARJA: A jeni pronari i Kabllorit të Çorovodës?

Menaxheri: Nuk jam pronari, jam menaxhuesi.

GAZETARJA: Thuaji Manushaqes ( pronarja e kabllorit të Çorovodës) që është duke kryer një vepër penale siç është ajo e piratimit të kanaleve të platformës DigitAlb.

MENAXHERI: Neve nuk kemi asnjë nga DigitAlbi.

GAZETARJA: Unë po flas për kanalet që transmeton Kabllori i Çorovodës. Dhe ju transmetoni Top Channelin, Top News-in, DigiAksion , Neës24, Film Hits.

MENAXHERI: Jo me, e ke gabim.

GAZETARJA: Zotëri më vjen shumë keq.

MENAXHERI: Ne kemi pasur vetëm Top Channel-in dhe atë na e kanë hequr para Vitit të Ri edhe s?kemi pas asnjë tjetër.

Ndryshe nga menaxheri i Kabllorit të Çorovodës, abonentët me telekomandë na tregojnë të vërtetën.

? Unë jam Qemal Cecaj nga Skrapari, për televizor të them të drejtën shumë shikoj e kam lidhur me kabllor 7 mijë lekë ( të vjetra ) në muaj paguaj. Kur nuk e paguan ta pret? Po, po e pret. Sa vite ke me kabllor? Po rreth 10-12 vite me kabllor jam. ?

Prej më shumë se një dekade Manushaqe Dervishi, piraton kanalet ekskluzive të kanaleve DigitAlb. Transmetimin e këtyre kanaleve e bën duke mos pasur asnjë kontratë me DigitAlbin.

Qytetarët:

? Sa orë televizor shikon në ditë? Unë? Tre deri më katër orë. çfarë shikon më shumë? Shikoj lajmet dhe emisionet që bëhen? Ke antenë kabllor, DigitAlb? I kam të gjitha. Çfarë përdor në shtëpi? Unë kabllorin. Sa e paguan në muaj? 7 mijë lekë. Kush është stacioni që ndjek më shumë? Po ndjek Tiranën dhe Top Channel-in.

Me çfarë je lidh antenë, kabllor? Unë me kabllorin, edhe unë kabllor, edhe unë kabllor. Sa paguani në muaj? Siç ka qenë 7 mijë lekë. Sa stacione kap? Po afërsisht 30 stacione.

Televizor shoh deri më 4-5 orë. Keni DigitAlb, kabllor? Kabllor. Sa e paguan në muaj? 7 mijë lekë të vjetra. Sa kanale kap gjithsej? Rreth 30 kanale. Dhe çfarë shikon më shumë? Më shumë dihet Top Channel-in

Kabujt e Kabllorit të Çorovodës kanë hyrë pothuajse në çdo shtëpi të këtij qyteti. Kjo vepër e Manushaqes sipas Kodit Penal dënohet me burgim nga 3 muaj e deri në 3 vjet burgim. Janë institucionet e drejtësisë dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive ato që duhen të ndalojnë piratët.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DigitAlb#Coro...

Buy Now on CodeCanyon