Në Gjykatën Themelore të Prishtinës nisi seanca fillestare në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanovic.

Në këtë rast gjyqësor akuzohen gjashtë persona, përfshirë: Marko Rashiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Radeta Basara. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, të akuzuarit dyshohen për veprat penale: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i sekretit zyrtar dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare duke manipuluar me provat. Në gusht të vitit 2019, asokohe ministri në detyrë i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, ka thënë se i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit është Millan Radoiçiq, nënkryetar i subjektit politik serb Lista Serbe. Radoiçiq ndodhet ende në arrati.

Ky proces gjyqësor ishte paraparë që të fillonte kohë më parë, mirëpo u shty për shkak të ndryshimit të aktakuzës. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, Ivanoviq ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm serbë, ndërkohë që për disa vite rresht ai është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për ?rolin e tij? në vrasjen e shqiptarëve gjatë luftës së viteve 98-99. Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit 2018 në Komunën e Mitrovicës Veriore.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Prishtine#OliverIvanovic#TopChannel