Surprise Me!

Report TV - Salinaji: Pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeministrit

2020-02-12 0 Dailymotion

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, me anë të një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama duke thënë së kanë urdhëruar Policinë e shtetit të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targë TR 0370 T që sipas PD është në pronësi të Olsi Ramës dhe që përdoret nga kryeministri.<br /><br />Ndërkohë Salianji ndër të tjera shkruan se Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t?u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminstrit, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve të tij, dënuar për kokainën në Xibrakë.Edi Rama dhe ushtari i tij në Minsitrinë e  Brendshme, Sandër Lleshaj kanë standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit. Ata urdhërojnë shfaqje propagandistike me bllokimin e automjeteve të blinduara, të pajisur me leje të lëshuara nga vetë policia, por nuk bllokojnë makinën e blinduar të Olsi Ramës.  Partia Demokratike solli fakte se mjeti i blinduar me të cilin Edi Rama lëviz në shkelje të rregullave, i përket Olsi Ramës. Megjithatë i ashtuquajturi Operacion i Forcës së Ligjit dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim pse Olsi Rama është i paprekshëm dhe mbi ligjin.

Buy Now on CodeCanyon