E ftuar në programin ?Rudina?, në TV Klan këtë pasdite ishte një shkrimtare e njohur shqiptare, e cila spikat me natyrën e saj të të shkruarit, por edhe mjeshtërinë në përshkrimin e detajeve.<br />Bëhet fjalë për Mira Meksi, e cila në studio ka rrëfyer për librin e saj më të fundit, ?Diktatori në kryq?.<br />Shkrimtarja sjell anët e errëta dhe pikat e dobëta të diktatorit Enver Hoxha në romanin e ri. Diktatori dhe kryqi janë dy anët të kundërta të medaljes, por Meksi me këtë titull ka ndarë edhe linjat e romanit.<br />?Diktatori në kryq? është një libër i ndërtuar me fakte historike, por i rrëfyer me një gjuhë të pasur letrare dhe simbolike që i flet lexueseve të gjerë.