Surprise Me!

“Habitus” ne Klan Plus, emisioni qe sjell te rejat e fundit mbi pronat

2020-02-12 5 Dailymotion

Gazetari dhe moderatori, Qazim Strazimiri ka qenë i ftuar këtë pasdite në emisionin ?Rudina? në Tv Klan për të folur për programin e tij më të ri ?Habitus?, i cili transmetohet në Klan Plus.
Synimi i këtij emisioni është që përmes agjentëve imobiliare, arkitektëve t?ju vijë në ndihmë të gjithë atyre që prej kohësh kërkojnë të investojnë në një pronë ose pasuri të paluajtshme.
Ky emision ofron për publikun informacione rreth mënyrës si mund të kryejnë një investim të sigurt për një pronë.
?Ky program ka kohë që është punuar, që të marrë trajtë përfundimtare, për një kohë relativisht të gjatë. Është një emision, i cili në vetvete duhet të përmblidhte dhe njohjen apo atë që quhet transaksion, ne e përdorim shpesh herë gjatë emisionit tonë. Procedurat të cilat njerëzit duhet të njohin nga fillimi deri në fund, sa i përket procesit të blerjes së një prone. Ne në sezonin e parë jemi përqendruar më tepër tek banesat, por ideja ka qenë që ne të merreshim edhe me prona me karakter krejt tjetër, që do të thotë restorante, hotele?.
Aty bëhen të njohura hapat, të cilat duhen ndjekur për një investim të mirë dhe për një arredim bashkëkohor. Ekspertët, arkitektët dhe agjentët imobiliare i përshtaten kërkesave të individit, i cili kërkon të bëjë investimin duke gjetur zgjidhjen më të mirë dhe duke ofruar një shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe sidomos cilësi në atë çka ofrojnë.
?Nëpërmjet këtij emisioni, unë mendoj që kemi kryer shumë mirë njohjen dhe informimin e publikut, sa i përket procedurave të rregullta, për blerjen e një pasurie të paluajtshme, gjithashtu edhe dizajnit?./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon