Një e moshuar humbi jetën në kasollen e saj në fshatin Gjorm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në një stan në vendin e quajtur ura e Gjormit.

Selfi Zenelaj, 80 vjeçare e paralizuar ishte vetëm kur ka rënë zjarri. Bashkëshorti nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa as i biri nuk ka parë gjë. Duke treguar për Top Channel, Shkëlqim Zenelaj tha se gjatë natës lehjet e qenve i morën si shenjë se ishte afruar ndonjë ujk te bagëtitë, por nuk ishte dyshuar se po ndodhte diçka në ndërtesën pranë banesës së tij, ku flinte e ëma e paralizuar të cilën e gjeti të pajetë në mëngjes.

Bashkëshorti i gruas së paralizuar e cila as nuk shikonte nuk ndodhej në banesë pasi kishte ikur te shtëpitë e tjera që kanë brenda fshatit Gjorm. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur detaje të tjera nga kjo tragjedi që dyshohet se u shkaktua nga zjarri i oxhakut për ngrohje.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SelfiZenelaj#Vlore#TopChannel