Operacioni Forca e Ligjit i dërgon kërkesën për të dorëzuar vetëdeklarim për pasuritë e tyre dy personave të tjerë, të dënuar nga gjykata, njëri për trafik droge, tjetri për kanosje.

Report Tv mëson se njëri prej tyre është Pajtim Serjani.

Personat që do të duhet të dorëzojnë brenda 48 orëve pranë OFL-së auto-deklaratën me pasuritë e tyre janë:

O.J i dënuar nga krimet e rënda për trafik droge

P.S i dënuar për shtrëngrim me kanosje.

Njoftimi i zedheneses se OFL-se

Operacioni Forca e Ligjit vijon me intensitet punën për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ nr. 1 të datës 31.01.2020., për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

- O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim";

- P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë?;