Bekim Fehmiu është një nga emrat që ka bërë krenar të gjithë shqiptarët, kudo ku ndodhen. Një dokumentar, kushtuar tij, do të prezantohet më 15 qershor, në ditën e ndarjes nga jeta të aktorit.

Ekipi që po punon për dokumentarin e titulluar Bekim Fehmiu, tha në një konferencë për shtyp në Prishtinë se procesi i realizimit të tij, ka nisur në 2016 por për shkak të mungesës së fondeve, finalizimi është shtyrë. Skenaristi dhe gazetari Fahri Musliu tha se dokumentari do të jetë i metrazhit të gjatë.

?Skepticizmi im ishte te ana materiale sepse të realizohet një film i tillë kërkon një angazhim të madh, mirëpo dëshira dhe përkushtimi për ta realizuar këtë film ndoshta do t?i tejkaloj të gjitha këto barriera. Filmi do të jetë i metrazhit të gjatë më tepër se 60 minuta, 90 minuta dhe planifikojmë të rrumbullakojmë diku me xhirime dhe montazh në fund të majit që të jetë i gatshëm për 15 qershor, në ditën e largimit fizik të Bekimit nga kjo botë?.

Ndërsa, regjisori i dokumentarit ?Bekim Fehmiu?, Valmir Derteni, tha se për realizimin e këtij dokumentari ka ndihmuar Qendra kinematografike e Shqipërisë, pasi ajo e Kosovës nuk i ka sponsorizuar.

?E kemi skenarin po përmbushet ashtu siç e kemi shkruar, xhirimet kanë nisur në Beograd për të vazhduar në vendlindjen e Bekimit në Sarajevë?.

Dertani u shpreh krenar për realizimin e këtij dokumentari, që sipas tij Bekim Fehmiu e meriton plotësisht t?i kushtohet një punë të tillë. Bekim Fehmiu është aktori i parë shqiptar që ka luajtur në filma të suksesshëm gjatë kohës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura të tij janë ?Prova speciale?, ?Odissea?, ?Aventurieri?, ?Rruga?, ?Vitet e nxehta?, ?Dezertori?, të cilët cilësohen edhe si kryevepra.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Actor#BekimFehmiu#TopChannel