Një histori suksesi në qytetin e Shkodrës, aty ku Veri Jug zbulon ambjentalistin Midush Shabaj. Njeriun që, ku ecën, le gjurmë të gjelbërta në jetën e tij. Lidhja e Midushit qysh në fëmijëri me bimët, lulet, pemët dhe natyrën. Një minifidanishte drurësh të ndryshëm, pishash, akaciesh, arrash dhe qiparisash në fshatin e vendlindjes, në Boks. Aksione për mbjelljen dhe gjelbërimin e qytetit të Shkodrës, si dhe gjelbërimin e vendlindjes - Postrribës. Janë mbi 30 mijë fidanë dhuruar shkollave, komunave, institucioneve dhe mjediseve sociale. Midush Shabaj në një aksion me nxënës të gjimnazit të Postrribës për mbjelljen e fidanëve të pishave ndanë urës së Mesit dhe në një rrëfim ekskluziv për emisionin Veri Jug.<br /><br />Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv