Ndue Kola së bashku me bashkëshorten e tij, Valbonën dhe tre fëmijët janë nxjerrë nga hotelet në Shëngjin dhe janë strehuar në çadrat e vendosura në oborrin e kishës së ?Shën Mehillit? në qytetin e Laçit.

Kryefamiljari ka probleme të shumta shëndetësore dhe qëndrimi në çadër për të është shumë i vështirë.
Kjo familje ka përfituar bonusin e qirasë por vijon të qëndrojnë në çadër pasi deri më tani nuk ka gjetur dot një banesë me qira për shkak të çmimeve të larta.

Valbona tregon se situata është mjaft e vështirë dhe ajo detyrohet t?i dërgojë fëmijët për t?i larë e për t?i ndërruar në banesat e të afërmve.

At Sokol Pepushaj tregon se prej momentit të tërmetit në oborrin e kishës janë të vendosur 20 persona si dhe famullia po përpiqet në çdo moment tu vijë në ndihmë edhe familjeve të tjera, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti.
Fatin e familjes Kola në Kurbin e kanë me qindra familje të tjera që janë dëmtuar nga tërmeti.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Lac#TopChannel