Surprise Me!

Kompleksi 20 milionë eurosh, a duhet OFL-ja dhe SPAK-u të hetojnë dhëndrin e Berishës?

2020-02-14 2 Dailymotion

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, figuron i regjistruar në QKB, si aksioner i një kompanie ndërtimi, 4 vjet më vonë seç kishte blerë 35 % të aksioneve të tij.

Gazeta ?SHQIP?, ekskluzivisht, ka siguruar dokumentat, në të cilat Malltezi, rezulton se i ka blerë këto aksione në 23 janar të vitit 2014. Çudia është se regjistrimi i tij si aksioner me 35 % të përftimeve në kompaninë e ndërtimit, në QKB është kryer 4 vjet më vonë, e thënë më thjeshtë, në dhjetor të vitit 2018.

Por përse ka ndodhur kjo?

Firma ndërtuese ku Jamarber Malltezi është aksioner, në bashkëpunim me një tjetër kompani, kanë aplikuar për një leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish Kompleksit Partizani, pas Inxhinierisë së Ndërtimit. Leja zhvillimore është zbardhur nga Bashkia e Tiranës në 18 gusht 2013. 6 muajsh pas nisjes se punimeve, Jamarbër Malltezi, futet si aksioner i këtij pallati ndërtimi.

Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, është përfolur shumë për pronat e tjetërsuara tek ish- kompleksi Partizani dhe se pas ndërtimit fshihej ai. Por deri më sot, me dokumenta kjo gjë nuk ishte vërtetuar, pasi ky i fundit, nuk i kishte regjistruar aksionet e tij në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Kompleksi në fjalë, ka 17 pallate dhe ky ndërtim vlerësohet mbi 20 milionë euro.

Ajo që ngre pikëpyetje të mëdha është edhe nisja e hetimeve të prokurorisë për këtë leje ndërtimi, pasi ishin evidentuar shkelje. Hetimi u pushua, por sot askush nuk i jep një shpjegim faktit sesi, Jamarbër Malltezi, u bë ndërtues i një kompleksi me vlerë 20 milionë euro duke zhdukur klubin Partizani.

Përveç kësaj, lejen e ndërtimit, e ka dhënë Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë Tiranë, duke e ekspozuar Malltezin drejt një konflikti të hapur interesi.

Pyetja qëndron, a duhet të hetoj SPAK dhe OFL dhendrin e Berishes per marrjen e pronave te klubit Partizani!

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JamarberMalltezi#SPAK#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon