Emisioni ?Historia ime?, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të dashurisë. Meliha Muça 86 vjeç nga qyteti i Shkodrës ka rrëfyer në studio peripecitë, që ajo dhe bashkëshorti Ismaili sot 98 vjeç kanë kaluar për të qenë sëbashku.<br />Kur ishte 16 vjeç, Meliha u fejua me mblesëri me Ismailin, gjërat po shkonin mirë mes tyre dhe ata vendosën të martohen, por 10 ditë para martesën, të fejuarin e saj e arrestojnë dhe e dënojnë me vdekje. Pas 3 muajsh dënimi ndryshon dhe ai dënohet me 25 vite burg dhe Meliha vendosi të mos e prishë fejesën, por ta presë atë deri sa të dilte nga burgu.<br /><br />Në studio, Meliha tregon se ka kaluar shumë vështirësi gjatë kësaj periudhe. Për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike, ajo shiste gjak për të takuar Ismailin në burg.<br />Meliha e priti për 14 vite dhe sot ata kanë dy fëmijë, janë bërë gjyshër dhe stërgjyshër, por ende vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin, si ditën e parë kur janë njohur.
