TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mes Kullave Binjakë dhe Piramidës, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.<br /><br />Makina tip "Volksëagen Golf 5" është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë rrugore të cilët kanë krijuar një perimetër sigurie për kalimtarët. Deri më tani dyshohet se shkaqet e zjarrit janë një defekt teknik në makinë, pasi kjo e fundit ka qenë duke lëvizur. Fatmirësisht shoferi ka mundur të dal jashtë saj pa pësuar lendime.