Surprise Me!

Report TV - 'Pranverë' në fundjavë, Osmani për Report Tv: Reshjet deri në mbrëmje

2020-02-14 1 Dailymotion

I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut këtë të premte. Sipas meteorologut Hakil Osmani, reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar dhe do të vijnë deri në mbrëmje, ndërsa në fundjavë pritet kthjellim i motit dhe rritje e temperaturave. Reshjet në pjesën e parë të ditës kanë shkaktuar trafik në asket kryesore të kryeqytetit.

?Reshjet e shiut do të jenë prezente pothuajse gjithë ditën. Pritet që herë pas here të kemi dhe reshje intensive në territor. Kryesisht do të jenë përgjatë zonave veri-perëndimore ku nuk përjashtohet dhe ndonjë përmbytje lokale duke qenë se do të kemi reshje me intensitet mbi mesatar?-u shpreh meteorologuSipas meteorologut në fundjavë pritet që të ketë kthjellim të motit, pa reshje dhe me temperatura më të larta që të dielën do arrijnë deri në 17 gradë celsius.

?Fundjava do të jetë pa reshje dhe me vlera termike me të larta ku më të ndjeshme do të jenë vlerat maksimale duke bërë që të shkojnë deri në 16-17 gradë Celsius gjatë ditës së diel?-tha Hakil Osmani

Muaji shkurt, ka qenë një muaj me temperatura 2-3 gradë më të larta se normalja. Edhe pjesa e mbetur e shkurtit do të vijojë me temperatura të ngrohta, ku herë pas here do të ketë episode me ulje të temperaturave dhe me reshje shiu.

Buy Now on CodeCanyon