Surprise Me!

Report TV - Gara për kreun e BKH, kualifikohen 8 kandidatë në testin teorik dhe praktik!

2020-02-14 4 Dailymotion

TIRANE- Nga 40 kandidatë në listë paraprake, në garën për kreun e Byrosë Kombëtare përpara makinës së të vërtetës do të shkojnë vetëm 8 prej tyre.

8 nga 18 kandidatët kaluan testin logjik dhe fizik dhe tashmë ata do të kalojnë edhe testin e poligrafit që njihet ndryshe si makina e së vërtetës. Më pas kandidatët intervistohen nga Komisioni i Vlerësimit në SPAK. Testin nuk e kanë kaluar drejtori i Burgjeve Agim Ismaili, dhe as kreu i Kufirit, Eduart Merkaj. Në listën e kualifikuar janë spikasin dy gra, mes tyre numri dy i Policisë së Shtetit Aida Veizaj (Hanaj).

Makinës së të vërtetës pritet t'i nënshtrohet edhe Ylli Pjetërnikaj drejtues i komanduar i Prokurorisë Shkodër.

Lista e 8 kandidateve te kualifikuar

1-Aida Veizaj (Hanaj)

2-Ardian Çipa

3-Artur Beu

4-Ervin Hodaj

5-Gentjan Shehaj

6-Lindita Nushi

7-Idajet Faskaj

8-Ylli Pjetërnikaj

Komisioni i ngritur përbëhet nga tre anëtarë, Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, që pritet të mbajë dhe rolin e kryetarit të komisionit, si edhe dy prokurorë të tjerë të SPAK, Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra.

Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit është përgjegjës për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mbikëqyret nga një komision i përbërë prej tre prokurorësh të Prokurorisë së Posaçme, njëri prej të cilëve është drejtuesi i saj dhe dy të tjerët zgjidhen çdo vit me short.

Personi që do të përzgjidhet nga ky proces, do të jetë pjesë e një grupi elitë që mbështet Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorët e Posaçëm, të cilët do të hetojnë veprat penale nën juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, thuhet në njoftimin zyrtar të hapjes së garës.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër mbështetësit kryesor të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Po kështu grupi i 60 hetuesve të BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara.

Buy Now on CodeCanyon