Policia ka publikuar fotot e 3 personave nga 50 me të kërkuarit, të dënuar për vepra të rënda penale që janë në shënjestër të Njësisë së kërkimit FAST. <br />Dy prej tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe një tjetër me 25 vite heqje lirie pasi akuzohen për vrasje të trefishtë, rrëmbim fëmijësh dhe vrasje të punonjësve të policisë. <br />53-vjeçari Flamur Ndino nga Fieri është dënuar me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin e një fëmijë 3-vjeçar me qëllim trafikimin në vitin 1995 në Fier. <br />Një tjetër i dënuar me burg për jetë është edhe Misir Tare. 60-vjeçari është dënuar nga gjykata dhe vazhdon të jetë në kërkim për vrasjen e bashkëshortes dhe dy prindërve të saj, krim i ndodhur në maj të vitit 1993 në një fshat të Beratit.<br />Në kërkim është edhe një i dënuar me 25 vite burg, për vrasjen një punonjësi policie në Dibër. Ai është Besnik Coka I cili akuzohet se në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ka ekzekutuar me armë zjarri një punonjës policie në vitin 1997 në vendi e quajtur Ura e Setës në Dibër.
