Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Pohimin ai e bëri në një postim në rrjetin social Twitter, ku njoftoi se në Mynih të Gjermanisë është takuar dhe me ushtruesin e detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker.

Presidenti Thaçi u shpreh se vetëm përmes dialogut mund të ketë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

?Diskutim i mirë me ndihmës-sekretarin, Phil Reeker. E falënderova atë për mbështetjen e SHBA-së që i jep Kosovës dhe konfirmova përkushtimin tonë për arritjen e marrëveshjes finale për njohje nga Serbia. Dialogu është mënyra e vetme që siguron paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon?, ka shkruar Thaçi.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se pret nga Kosova që të heqë taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, por edhe që Beogradi t`I japë fund fushatës së tij për tërheqjen e njohjeve të shtetit kosovar.

Sipas tij, të dy këto veprime duhet të ndërmerren në mënyrë që të rinisë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Macron, pas rinisjes së dialogut, i takon Bashkimit Europian që të ndërmjetësojë bisedimet me qëllimin që Kosova dhe Serbia të arrijnë ?një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe të detyrueshme ligjërisht?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Thaci#Kosova#TopChannel