Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka deklaruar se qeveria pret që shifra e dhuruar gjatë konferencës së donatorëve të shkojë në 300-350 milionë euro.

Në të kundërt sipas Ahmetaj, një shifër poshtë saj do të sillte vështirësi për të përballuar pasojat e tërmetit në kohën që do qeveria.

?Nëse ne angazhojmë nesër diçka midis 300 milionë deri në 350 milionë euro, nëse nuk ka bërë ndonjë magji kryeministri le të themi me turin e vet, pra natyrshëm do të shkonte tek 300-350 milionë eurove, ku raporti midis granteve dhe kredive do të ishte diçka tek 70-80 milionë euro vijnë grante dhe pjesa tjetër vijnë kredi të buta që janë të domosdoshme për rindërtimin. Nëse do të ishte një shifër poshtë 300-350 milionë euro e kombinuar grant kredi atëherë do të gjendeshim përballë një vështirësie serioze financiare për të përballuar në kohën që ne duam gjithë pasojat e tërmetit. Ndryshe skenari pastaj do të ishte shumë afatgjatë?, tha Ahmetaj.

Tv Klan