Përmbytje të mëdha si në këto pamje përfshinë disa qytete të Uellsit dhe jugut Skocisë, pasi rajonet perëndimore dhe ato veriore të Britanisë së Madhe u goditën nga stuhia e fuqishme ?Denis?.

2 persona humbën jetën, nga shirat e rrëmbyer dhe erërat e fuqishme me shpejtësi gati 100 km/orë. Autoritetet angazhuan ushtrinë për t?u ardhur në ndihmë banorëve të zonave për t?u evakuuar nga banesat e përmbytura. Forcat e armatosura vendosën edhe thasë me rënë për të parandaluar avancimin e ujërave.

Mbi 50 mijë pasagjerë u prekën nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve të avionëve në aeroportet e zonave të goditura nga stuhia. Vonesa pati edhe në transportin hekurudhor. Reshjet e dendura detyruan autoritetet të bllokonin edhe shumë rrugë automobilistike.

Kjo është stuhia e dytë që godet Britaninë e Madhe brenda pak ditëve, pas ?Kiarës? që la të vdekur 2 persona, por edhe dëme të konsiderueshme materiale në shtetet veriore dhe qendrore të Europës.

Tv Klan