Surprise Me!

Impiant 1.5 mln euro në Lezhë, Shqipëria zgjidh problemin e trajtimit të mbetjeve shtazore

2020-02-16 5 Dailymotion

Shqipëria do të zgjidhë përfundimisht problemin e trajtimit të mbetjeve me origjinë shtazore, të cilat deri më tani ndotnin mjedisin dhe rrezikonin gjithashtu jetën e njerëzve. Zyra e shtypit së ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se në ish zonën industriale të Lezhës ka përfunduar tashmë impianti modern, që i riciklon dhe i shndërron në lëndë të parë për blegtorinë këto mbetje.

Investimin me vlerë rreth 1.5 milionë euro e ka parë nga afër edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi. Ky projekt është mbështetur gjithashtu edhe me fonde nga programi IPARD.

Është një investim që krijon një vlerë pothuajse nga hiçi, nga të gjithë mbetjet që vijnë nga bota shtazore, përfshi edhe peshkun, kafshët e sëmura, pula të skarcitetit dhe gjithë mbeturinat e botës shtazore. Gjithçka tjetër që do të vijë në këtë impiant, do të përpunohet dhe pasurohet me proteina, për të dalë më pas ushqim për kafshët?, tha ministri Çuçi.

?Inca? është i vetmi impiant me parametra bashkëkohorë në vendet e Ballkanit Perëndimor, me një kapacitet ditor përpunimi rreth 120 ton. Me rëndësi tha ministri Çuçi është edhe fakti se ky investim dhe teknoligjia e përdorur në fabrikë, nuk kanë impakt negativ tek mjedisi.

?Jo thjesht që krijon vlerë nga hiçi apo nga mbetjet, por kemi të bëjmë edhe me një investim shumë miqësor me ambientin. Gjithë ajo problematikë që kemi në Shqipëri me groposjen e kafshëve të sëmura, do të marrë fund njëherë e mirë sepse do të grumbullohet në këtë fabrikë, e cila më pas do t?i japë një vlerë tjetër?, theksoi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Buy Now on CodeCanyon