Rubrika ?Shihemi në gjyq?, në Tv Klan solli ditën e sotme konfliktin midis dy bashkëshortëve, të cilët prej 4 muajsh nuk jetojnë më sëbashku. Shkak për këtë është bërë një debat që Vasilika ka me vëllezërit e saj për një tokë. Sipas Vasilikës, bashkëshorti Guri nuk mbron atë, por vëllezërit e saj dhe prandaj ajo e ka përzënë nga shtëpia.<br />Problemi i Vasilikës me familjes e saj ka të bëjë me një pronë, që ajo e ka marrë sëbashku me 2 vajzat e saj, por që sipas saj vëllezërit përmes dokumenteve të falsifikuara ia kanë marrë atë.<br />Në studio, ajo përmend disa emra si të përfshirë në këtë situatë. Zonja Eni Çobani realizoi një lidhje telefonike me njërin prej tyre, dhe ai u shpreh se toka toka po shfrytëzohet nga zonja Vasilika, ajo e ka mbjellë dhe madje një pjesë e ka dhënë me qira.<br />Por, konfilkti me vëllezërit thellohet edhe më tej sepse Vasilika ngre pretendimin se ata i kanë marrë edhe 2 vajzat nga martesa e mëparshme dhe prej vitesh ajo nuk takohet me to.