Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me 108 vota ?pro?, pa asnjë ?kundër? e të ?përmbajtur?, votoi për shpërndarjen e tij, me çka u hap rruga që më 12 Prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këto zgjedhje erdhën si pasojë e mos marrjes së datës për negociata nga BE-ja në Tetor të vitit të kaluar. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, në cilësinë e koordinatorit të Grupit Parlamentar të BDI-së ka falenderuar partinë e tij, siç tha, për mundësinë që të jetë shqiptari i parë që udhëheq me Kuvendin e Maqedonisë.

Socialdemokratët janë shprehur krenarë me punën e parlamentit. Sipas tyre, gjatë tre viteve të kaluara kanë siguruar ardhmërinë e vendit dhe brezave të ardhshëm.

?Këtij momenti solemn i parapriu periudha e vendimeve të vështira e serioze. Ishin procese serioze që kërkonin përgjegjësi, ndërgjegjësim dhe përkushtim të plotë dhe me krenari mund të them se ia arritëm?.

VMRO-DPMNE-ja opozitare është me qëndrimin se kjo përbërje parlamentare ka kaluar në një krizë të rëndë politike duke e quajtur qeverinë më katastrofike dhe më kriminale në historinë e vendit.

?Zaevi, Spasovski, Sheqerinska dhe LSDM-ja më 12 Prill do të shkojnë në histori dhe dhëntë Zoti asnjëherë të mos kthehen?.

Para shpërndarjes së Kuvendit, deputetët kanë miratuar një sërë ligjesh, mes të cilave edhe ligjin e shumë debatueshëm për Prokurorinë Publike, që jo zyrtarisht ishte apostrofuar si kusht nga BE-ja për një vendim pozitiv për datën e negociatave.

Tv Klan