Surprise Me!

Në Luksemburg…atje ku artizanati po njeh një “bum”

2020-02-16 1 Dailymotion

Shumë larg multinacionaleve të mëdha, bankave dhe institucioneve ndërkombëtare, puna me dorë, artizanale, po bën emër në Luksemburg. Një emër veçohet: kompania Gold & Wood, e specializuar në prodhimin e skeletëve të drunjtë të syzeve.

Skelete syzesh me dru të kushtueshëm apo brirë buajsh, të bërë tërësisht me dorë, janë shumë të kërkuara në Luksemburg dhe garantojnë shumë vende pune atje.

Në Luksemburg, ka rreth 7303 kompani artizanale, një numër 80 për qind më i lartë krahasuar me shekullin e kaluar. Sektori i artizanatit është bërë një nga punëdhënësit më të mëdhenj dhe lë pas madje edhe sektorin financiar. Dhe ky bum, sipas ekspertëve, reflekton dinamizmin e ekonomisë që prek të gjithë sektorët. Në Gold&Wood, kompaninë e vogël një orë larg kryeqytetit të Luksemburgut, pjesëzat e drunjta priten, pastrohen, lëmohen dhe më pas dekorohen me ngjyra nga duart eksperte të rreth 20 punonjësve.

Dhe çmimi i një skeleti të tillë ishte rreth 500 euro e disa prej tyre madje e kapërcejnë edhe shumën e 10 mijë eurove për modelet e dekoruara me diamante. E mes klientëve të saj, ka edhe klientë të famshëm, si Silvester Stallone, Bosi i Spple Tim Cook apo Reperi Snoop Dog.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Artizana#Luxembourg#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon